Ashtu si në rradhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve që dhanë dorëheqjen për ti’u shmangur vetingut edhe në rradhët e policisë disa drejtues policie kanë nisur të “dorëzohen” për t’iu shmangur kontrollit të pasurisë , integritetit dhe aftësisë profesionale.

Sosnews.al ka mësuar se të paktën 4 drejtorë me grada madhore kanë paraqitur dorëheqjen pak para nisjes së afatit për plotësimin e vetdeklarimeve.
I pari që ka dhënë dorëheqjen është Arben Skendo ish-drejtor i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave në kohën kur ministria e brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.

Së fundmi nën drejtimin e dikasterit të brendshëm nga Fatmir Xhafaj, Skendo qëndroi disa muaj në krye të policisë së Korçës.
Si drejtor i SHÇBA Skendo ka jo pak përgjegjësi për kanabizimin e vendit në vitin 2016.

Drejtuesi tjetër madhor që ka dhënë dorëheqjen është Dilaver Shimaj, një njeri i sulmuar edhe politikisht nga opozita.
Drejtori i qarkut Berat dhe dorëheqjen papritur pak para se të hynte në fuqi ligji Vetingut.
Dilaver Shimaj ka mbajtur për shumë vite edhe detyrën e drejtorit të drejtorisë së standarteve profesioanale në policinë e shtetit.
Sipas burimeve ai ka në pronësi një hotel, makina luksoze dhe pasuri të tjera.

Ajet Zyberi me gradën Drejtues i Parë që ka drejtuar qarqet e Lezhës, Korçës i akuzuar më parë nga kreu i opzitës si i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe si i lidhur me “Beson e Tajvanit (biznesmen i fuqishëm pranë kryeministrit).

Besnik Bregu shef sektori në drejtorinë e mbrojtes së dëshmitarëve është efektivi i radhës më gradën “ drejtues ” që ka dhënë dorëheqjen nga rradhët e policisë.

Po sipas burimeve të sosneës.al ditët e fundit ka patur dorëheqje edhe në nivele të tjera me grada më të ulta.Procesi i vetingut është në fazën e plotësimit të 3 formularëve.Pas një muaji do të nisë edhe dalja para komisionit të vlerësimit me 300 drejtuesit e lartë të policisë duke nisur nga Ardi Veliu./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version