Është vetvrarë 31 vjeçari Jorgo Zani i cili 1 vit më parë kreu vrasjen makabre të 12 vjeçarit në Palas.

Ai u vetvra mbrëmjen e së martës duke u hedhur nga kati i dytë i burgur të Krujës ku kryente dënimin.Policia njoftoi se Zani është ngjitur në katin e dytë të tarracës nëpërmjet shufrës rrufe-pritëse nga ku është hedhur duke ndërruar jetë.

Sipas raportit mjeksor të spitalit të Vlorës Jorgo Zani rrezulton të jetë kuruar me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit” por ai njihej dhe si përdorues droge.Vetëm 10 ditë pasi ishte shtruar në spital Zani ishte nxjerë nga spitali me kërkesë nga i ati.

Në Gusht të 2016 Jorgo Zani masakroi me në Palas të Vlorës kushëririn e tij 12 vjeç Andrea Zani.Autori me një akt makabër i preu kokën të miturit e më pas u largua duke e mbajtur atë në dorë.Ishte drejtuesi i një mjeti i cili pa trupin e pajetë të miturit anash rrugës të mbuluar me çërçaf ku dhe njoftpi policinë.12 vjeçari i lindur në Greqi,po qëndronte tek gjyshja e tij në Palas ku u vra dhe nga kushëriri i tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version