Policia zbardh ngjarjen tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit” mbrëmjen e së ejntes ku u tentua të vritej 24 vjeçari Lorenc Hoxha.
Sipas policisë 4 persona nga 23 deri 27 vjeç të cilët udhëtonin me një automjet tip “BMW X5” kanë ndjekur nga pas makinë tip “Benz” në të cilën udhëtonte Lorenc Hoxha dhe një kushëri i tij.
Siç duket dhe në këto pamje filmike (shih videon) në kryqëzimin pranë “Komunës së Parisit” , makina tip BMW i afrohet makinës, ku udhëtonte “shenjestra”, dy prej personave dalin nga makina dhe njëri prej tyre i afrohet derës së shoferit të benzit dhe qëllon një herë me një pistoletë.
Më pas futen në mjet duke u larguar djathtas në drejtim të rrugicës pranë fushave stërvitore të stadiumit “Dinamo”.
Nga policia mësohet se ngjarja e së ejntes e ka zanafillën tek një sherr banal që të rinjtë, shumica prej të cilëve nga Bulqiza, por me banim në Tiranë, janë përfshirë disa ditë më parë.
Në kërkim janë shpallur shtetasit K.K, I.Q, D. R dhe L. R, vjeç 27, 26, 27 e 23. / sosnews

