Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në Fushë – Krujë. Një furgon pasagjerësh humbi kontrollin dhe ra nga ura e përfundoi në kanal.
Sipas policisë furgoni me targa AA 827 FO lëvizte tej normave të shpejtësisë kur humbi kontrollin dhe goditi barrierat mbrojtëse të urës të cilat nuk e mbajtën në rrugë.
Si pasojë e rënies u plagos drejtuesi I furgoni identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ai u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
/sosnews

