Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Një automjet aksidentoi një motorr ndërsa përplasja ishte aq e fortë saqë motorri u shkatërrua plotësisht.
I plagosur drejtuesi i motorrit një i ri u transportua për në spital. Sipas mjekëve gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se shkak i aksidentit u bë parakalimi i gabuar i automjetit drejtuesi i së cilës u shoqërua në polici.
