Një autobuz i linjës urbane Kamëz- Tiranë ka aksidentuar mëngjesin e kësaj të dielë një grua të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 minuta , tek “Ura e Institutit”, autobuzi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar.
Paraprakisht dyshohet se parakalimi me shpejtësi tej normave të lejuara nga ana e autobuzit dhe mungesa e vëmendjes gjatë kalimit të rrugës nga ana e të moshuarës të kenë qenë shkaqet e aksidentit.
Sosnews sjell pamjet nga vendngjarja ku duket duket e moshuara në rrugë dhe autobuzi i cili pasi ka frenuar për rreth 20 metra ka dalë pas goditjes në ishullin e trafikut që ndan dy senset e lëvizjes./sosnews
