Një 25-vjeçar nga Sofia e Bullgarisë është kapur në qendër të Tiranës teksa vidhte me pajisjen skimmer paratë e klientëve shqiptarë në bankomatet e bankave të nivelit të dytë.
Në kuadër të operacionit policor i koduar “Skimmer 09” u arrestua një shtetas bullgar dhe u shpall në kërkim një tjetër.
Policia sekustroi pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, Paisje skimmer, kapele me mbishkrim “Guçi”, aparat celularë, 2 karta banke, një sasi lekësh, copa teli.
I arrestuar:
Konstantin Eftimov, 25- vjeç, banues në Sofie Bullgari
U shpall në kërkim shtetasi tjetër bullgar A.M.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.
Me 27 Gusht dy bullgarë të tjerë u arrestuan në Sarandë teksatentonin të vidhnin bankomatin e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit bregdetar./sosnews

