Eshtë bërë publike momenti kur makinat përfshihen nga zjarri në Elbasan. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për të djegur mjetin tip ‘Benz’, ndërkohë nga flakët janë djegur edhe dy makina të tjera të parkuara. Ngjarja është regjistruar në orën 03:00 në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti tip ‘Benz’ që është djegur rezulton në pronësi të Dritan Turanit.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/02/elbasan.mp4


Në momentin që është përfshirë nga flakët, ‘Benzi’ ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit dhe nga flakët janë dëmtuar edhe dy makina të tjera aty pranë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version