Sosnews.al ka mundur të sigurojë pamjet e momentit të shoqërimit në polici të ish-gjyqtarit dhe ish kryetarit të Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj pas një konflikti familjar.

Gjatë momentit të shoqërimit Malaj ka ofenduar disa here fëmijët e tij dhe punonjësit e policies,

Burime bënë me dije se shoqërimi  dhe më pas arrestimi i Alaudin Malajt në komisariatin nr.2 është bërë pas një konflikti familjar kjo në lidhje me një mosmarrëveshje rreth pronësisë së një makine.

Në muajin gusht të këtij viti, pas një padie, Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e Malajt dhe fëmijët duke i kërkuar qëndrimin larg saj.

Sherri ka nisur pasi ish gjyqtari në një parking privat  ka tentuar tu marr makinën Range Rover dy fëmijëve të cilët kanë njoftuar policinë.

Situata ka percipituar në një sherr verbal mes 49 vjeccarit, dy djemëve të tij dhe policisë.

I arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë ka mbetur dhe vëllai i ish gjyqtarit shtetasi Agron Malaj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version