Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 12 shtatorit në rrugën 5 Maji në kryeqytet.
Dy persona të armatosur qëlluan mbi disa prej banorëve të njohur si “pallati i shkodranëve”.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të plagosur ndërsa policia arriti të identifikojë dhe njërin prej autorëve.
Sos news sjell pamjet filmike të momentit kur dy nga tre personat kanë qëlluar në drejtim të banorëve.
Sipas të dhënave nga vendgjarja dyshohet se ka qenë fillimisht një person i cili rreth orës 22 e 30 u afrua pranë pallatit për tu shitur drogë disa fëmijëve. Por ky person u arrit të kapet nga prindërit dhe banorët e zonës të cilët e rrahën dhe i kërkuan llogari përse shiste drogë në komunitetin e tyre dhe i thanë që mos të afrohej më në zonë pasi kështu rrezikonte jetën e fëmijëve.

Trafikanti i cili dyshohet të jetë rreth 24 vjeç ka telefonuar dy persona të tjerë të cilët erdhën pas disa minutash në vendngjarje dhe pasi folën me banorët premtuan se nuk do shisnin më, vetëm t’iu jepej shoku tyre dhe mos ti’a dorëzonin në polici.
Sapo kanë nisur të largohen dy personat nxorrën nga çantat e vogla të dorës pistoletat dhe qëlluan në një distancë prej rreth 25 metrash në drejtim të banorëve.
Nga raportimet në vendgjarje mësohet se një pjesë e banorëve u shtrinë barkas për ti shpëtuar plumbave.
Nga të shtënat u dëmtua një makinë fuoristradë tip Range Rover dhe dyer të shtëpive private.
Pavarësisht nga kontrollet e policisë në shtëpinë e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes nuk është arritur të zbardhet asgjë , ndërsa mësohet se i dyshuari emri i të cilit për arsye hetimore nuk bëhet me dije është i skeduar dhe më parë si shitës i lëndëve të forta narkotike.
/sosnews