Enea dhe Aleksandër Prendi, 33 dhe 45 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin, janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik emigrantësh. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se të dy janë kapur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë. 33-vjeçari Enea Prendi është ndaluar dhe brenda në makinë i janë gjetur 13 emigrantë. Pas testit, Prendi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur në timon. Ndërsa 45-vjeçari Aleksandër Prendi është ndaluar teksa po e ndiqte pas të vëllanë, me një tjetër makinë.

Njoftimi i policisë Korçë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 6”. Transportonte me një automjet që e drejtonte i dehur, 13 emigrantë, për të kaluar kufirin ilegalisht, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Në pranga edhe vëllai i tij, pasi shoqëronte me një automjet tjetër, automjetin që transportonte emigrantët, për të sinjalizuar praninë e Policisë në rrugë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimeve monetare, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 6”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Laprakë, Tiranë.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/02/korce.mp4

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që do të transportonin emigrantë, për të kaluan kufirin ilegalisht, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjeteve tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. P. dhe tip “BMë” me drejtues shtetasin A. P.. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët ky shtetas do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi E. P. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Nga hetimet e kryera, rezultoi se vëllai i 33-vjeçarit, shtetasi A. P. shoqëronte me automjetin tip “BMë”, automjetin që transportonte emigrantët, për të sinjalizuar shtetasin E. P., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version