Një makinë në pronësi të shtetasit Renato Torollari është djegur në hyrje të Kavajës.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se pranë furgonit që ishte parkuar në afërsi të banesës së Torollarit, një person i veshur me të zeza është afruar duke i vendosur zjarrin.
Ai më pas shihet duke u larguar me një automjet ngjyrë gri.
Sa i përket pronarit të mjetit, ai nuk deklaron të jetë përfshirë në ndonjë konflikt apo problem, por pretendon se zjarrvënia e qëllimshme mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës.
Ndërkaq, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për të identifikuar personin që shfaqet në video.

