Kamza vijon të jetë nën “pushtetin” e plehërave që kanë zaptuar çdo tortuar dhe hapësirë publike.
Mbrëmjen e së premtes , çdo lagje dhe çdo rrugicë e qytetit vijonte të ishte e mbushur me mbeturina.
Pamjet që sjell në një vëzhgim të plotë sosnews tregojnë gjendjen e Kamzës dhe mënyrën që zgjidhet natën nga bashkia për asgjesimin e tyre.
Në disa prej rrugicave siç shihet dhe nga pamjet ( 00;42) kazanëve të mbeturinave iu është vënë flaka.
Tymi i shkaktuar nga djegia e tyre në rrugët kryesore të qytetit është kthyer në një shqetësim të rëndë për banorët të cilët shprehen se nuk kanë ku të ankohen tjetër pasi askush nuk po merr masa për zgjidhjen e problemit të tyre.
Ata shtojnë se janë punonjësit e bashkisë që vijnë e u vënë zjarrin mbeturinave pasi vendi i depozititmit të mbetjeve urbane të Kamzës është i tejmbushur.
Duke nisur që nga fillimi i Bulevardit “Blu, Rruga “Demokracia”, rruga “Berisha”, rruga “Beslidhja”, rruga “Dajti”, rruga “Përjetësia” e duke përfunduar në Laknas e Valias gjëndja është kudo njësoj. / sosnews








