Pavarësisht operacioneve të pandërprera të policisë me qëllim kapjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike , ende në Vlorë vijojnë të gjenden sasi të konsiderueshme hashashi të magazinuara në lokale, apo ambjente banimi.
I tillë është dhe rasti i fundit ku në mes të qytetit bregdetar u kapën mbi 725 Kg drogë.
Policia njoftoj se në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, në katin e 2 dhe të 4 të banesës është gjetur e mbështjellë dhe e paketuar sasia e drogës.
https://www.youtube.com/watch?v=pcukpHTg-Nk&t=1s
Sipas policisë dyshohet se sasia e drogës ishte bërë gati me qëllim trafikimi drejt Italisë.
Si të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm,u arrestuan dy vëllezërit :
Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë,
Xhemil Kalemi, 41 vjeç, banues në Vlorë
Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.
Prokuroria e Vlorës po vijon verifikimet me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

/SOSNEWS

