1 ton e 110 kilogramë kanabis si dhe një gomone u kapën nga Guardia di Finanza dhe policia shqiptare në Karaburun të Vlorës.Opertacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Zhapovel” në Karaburun ku pas ndjekjes së skafit autoritetet arritën ta ndalonin atë por jo personin i cili udhëtonte.

Trafikanti i dyshuar arriti të braktiste gomonen dhe duke përfituar nga terreni i pyllëzuar dhe i thyer në  zonë u largua.Gjatë krehjes së zonës, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” në Karaburun, midis Gjirit të Bristanit dhe Gjirit të Gramës, u arrit të gjendej sasia e lëndës narkotike Cannabis Sativa e paketuar në 54 pako të mëdha dhe e shpërndarë midis  shkurreve.

Gjithashtu në zonën përreth policia gjeti dhe  5 mushka  të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e hashashit nga një zonë në tjetrën./sosnews

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version