Tiranë- Një operacion antidrogë në Tiranë rrezikoi jetën e efektivëve të policisë. Tre persona u arrestuan dhe gjysëm kilogrami kokainë u sekuestrua.
Ngjarja u zhvillua në zonën pranë “Don Boskos” kur Bledar Peca që drejtonte mjetin tip Citroen nuk iu bind urdhërit të policisë dhe tentuan ti shmangeshin post-bllokut policor.
Në këto kushte efektivët e policisë janë detyruar të qëllojnë në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të makinës. Si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me disa makina të parkuara, Peca mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Arbër Murati që ndodhej në makinë arriti ti shpëtonte arrestimit të policisë duke u larguar nëpër rrugicat dytësore.
Në makinë u gjetën rreth 400 gramë kokainë ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Arbër Muratit policia gjeti dhe rreth 50 gramë të tjerë kokainë.
Policia arrestoi dhe shteasit Shehat Murati dhe Ardit Murati./sosnews

