Federik Tata (Rinard Tota) sipas policisë së Shkodrës ishte organizatori i ndërrmarrje kriminale në fushën e prostitucionit në qytetin e Shkodrës.
Tata u arrestua sëbashku me 6 persona të tjerë një ditë më parë nga policia pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit.
Nga policia e Shkodrës dhe nga rrjetet sociale na janë vënë në dispocizion disa video që tregojnë për aktivitetin muzikor dhe kërcimin që bënin vjza të ndryshme në lokalin “TATA” tashmë të sekuestruar në pronësi të Federikut dhe Kastriot Musai.
Në video duken momente gëzimi në lokal por dhe shuma të mëdha financiare si euor apo lekë pas mbylljes së mbrëmjes me muzikë live në lokal.
Për shkak të popullaritetit dhe influencës Federik Tata thirrej shpesh herë nga shoqëria dhe si “Princi i Dukagjinit”
Të arrestuar:
– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.
– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
Policia e Shtetit e cilësoi goditjen e këtij grupi në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.
Arrestimet në Shkodër u përshëndetën gjatë paradites dhe nga Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj. /sosnews.al

