Një çantë e dyshimtë është konstatuar në fund të rrugës Vasil Shanto.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se është arritur të bllokohet për arsye sigurie rruga në drejtim të “Myslym Shyrit ” dhe kryqëzimit të “21 Dhjetorit” dhe anasjelltas.

Menjëherë është bërë e mundur njoftimi i repartit të xhenios pranë RENEA-s të cilët janë nisur drejt vendgjarjes.

Njoftohet se nuk lejohet kalimi i këmbësorëve dhe as i makinave deri në përfundimin e ekzaminimit dhe përcaktimit të lëndëve që ka në çantë.

Pas hapjes së çantës së dyshimtë policia gjeti vetëm rroba.

Sosnews sjell pamjet nga vendgjarja ku duket çanta ngjyrë e kuqe anës një makine

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version