Uilliam Sokoli, 25 vjeç, banues në Vlorë, është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga Spanja. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se Sokoli është mik dhe Xhuljan Harullën, 30-vjeçarin e arrestuar dje. Sokoli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll. Sokoli dhe Hajrulla akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës.

Njoftimi i policisë Vlorë:

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/02/vlore.mp4

Vijojnë kontrollet e shtuara nga strukturat e DVP Vlorë, për kapjen e personave në kërkim. Finalizohet, në bashkëpunim me Interpol Tirana, faza e dytë e operacionit policor të koduar “Escape”. Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një tjetër pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë. Ditën e djeshme, Policia vuri në pranga një 30-vjeçar, pjesëtar i të njëjtit grup kriminal, i cili fshihej në Vlorë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një tjetër shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Escape”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi:

-U. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll. Shtetasi U. S. dhe shtetasi Xh. H., i cili u arrestua ditën e djeshme nga Policia, në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version