Policia ka publikuar pamjet nga mega operacioni i finalizuar në Korçë ditën e sotme që çoi në pranga 23 persona ndërkohë që 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Në pamjet e publikuara nga policia duket se aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit teksa ëshjtë ende errësirë për të zënë në befasi personat që ishin përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike të cilat bliheshin në qytete të tjera dhe shiteshin në Korçë të ndara në doza të vogla.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/10/operacioni-ne-korce.mp4

Në video duket momenti kur efektivët e policisë me uniform trokasin në derën e shtëpisë të njërit prej personave që vihet në pranga dhe pas neutralizimit të tij, i gjejnë në ambientet e shtëpisë lëndë narkotike dhe mjete të tjera që shërbenin për peshimin dhe më pas paketimin e saj.

Në total në dy fazat e operacionit janë arrestuar 54 persona dhe janë shpallur në kërkim 16 të tjerë. Drejtori i Policisë së Korçës paralajmëroi arrestime të tjera në ditët në vijim.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version