Video tregon monentin ku makina e zv/drejtorit të Policisë së qarkut Elbasan, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 e blinduar.

Ngjaria zhvillohet përpara tregut agro-ushqimor në Elbasan, pronë e biznesmenit Petrit Çela. Siç shihet janë dy makina policie (njëra prej tyre e zv.drejtorit) që kontrollojnë një fuoristradë Range Rover, e drejtuar nga Kelmend Xhaferri dhe më pas kërkojnë shoqërimin në polici të mjetit.

Në momentin që nisen makinat e policisë për të çuar në komisariat makinën e dyshimtë, një mjet tjetër Audi A8 e blinduar vjen për të hyrë në tregun ushqimor e cila godet fort makinën e policisë. Prej aty del Gjergj Oshafi me pistoletë në dorë dhe efektivët e tjerë të policisë.

Audi A8 hyn me shpejtësi në tregun ushqimor. Pamjet tregojnë qartë se porta e hekurit të tregut është mbyllur nga roja i objektit, Valmir Dedja, tashmë i arrestuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version