Dy persona kanë rrezikuar jetën para dy ditësh në një prej plazheve të Ksamilit.
Burrë e grua humbën ekuilibrin disa milje larg bregdetit teksa benin xhiro me motorr uji.Edhe pse burri arriti te ngjitej mbi motorr për bashkëshorten e tij ka qenë tërësisht e pamundur.
Çdo tentativë e saj ka dështuar madje në disa raste duke përmbysur motorin.
Sosnews sjellë këtë video nga vendi ku mbeten të bllokuar për rreth 15 minuta çifti.
Është dashur lëshimi i sinjalit “SOS” nga çifti që qytetarët nga bregu të reagonin, duke njoftuar persona të aftë për të ndërhyrë. Në ndihmë të tyre vajtën për ti shpëtuar dy djem të rinj me një tjetër motorr uji.
Pasi kanë bërë të mundur hipjen e gruas në motorin e ujit, ata i kanë shoqëruar më pas drejt bregut.
/SOSNEWS

