Policia e Vlorës ka publikuar pamjet nga momentet kur është kontrolluar një nga banesat e dyshuara se përdorej nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

“Sekuestrohen në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal, 39000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e grupit kriminal, si dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/04/339118790_632159938748430_3875843407828451232_n.mp4

Kujtojmë që këtë të shtunë, Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale.

“Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi R. Sh., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version