Flakët përfshinë një lokal orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Vlorës. Zjarri i cili mësohet se ka qenë i qëllimshëm u vendos në biznesin i cili ndodhet në afërsi të spitalit rajonal të këtij qyteti.
Zjarrfikëset mbërritën në kohë pasi u lajmëruan dhe nga banorët ndërsa bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sipas dëshmisë së pronarit 25 vjeçar të dhënë në polici zjarri është i qëllimshëm pasi është thyer xhami nga pas biznesit dhe është hedhur lëndë djegëse.

