Pamjet që po shikoni tregojnë momentet e grabitjes së një makine, ngjarje e ndodhur më 24 Janar në zonën e Laprakës në Tiranë.

Xhuljano Sorra dhe Ahmet Musaogullari, janë dy personat që shikoni në video, të cilët, të veshur me të zeza dhe me kapuçë në kokë që të mos u dallohet fytyra arrijnë të marrin makinën dhe të largohen qetësisht, sikur të ishte e tyre. Sipas hetimeve, vjedhja është kryer përmes ndërhyrjes në paketën elektrike të automjetit tip “Benz”, të cilin më pas e kanë çmontuar dhe shitur për pjesë në një servis.  

Të dy janë vënë në ranga më 12 shkurt, por, pronari i makinës, në një komunikim me Tvklan.al ka pohuar se dyshon se autorët e dinin shtëpinë e tij dhe se ku e parkonte makinën. Ai është shprehur se në momentin e grabitjes ka qenë në shtëpi.

Pronari i mjetit shprehet gjithashtu se autorët kanë pranuar vjedhjen e makinës dhe çmontimin në një servis, por sipas tij, nuk është arrestuar asnjë nga punonjësit e servisit që kanë çmontuar makinën. Sipas tij, autorët e kanë treguar se ku është çmontuar mjeti, por deri më tani pjesët e makinës nuk janë sekuestruar, ndërsa ai pret që t’i kthehen mbrapsht./TvKlan

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version