Pezullohet nga detyra një efektiv i Policisë së Shtetit në Pogradec, i cili ka qëlluar një qytetar. Siç duket edhe në videon e publikuar në rrjetet sociale, efektivi i policisë së qarkullimit rrugor ka goditur një drejtues mjeti, për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë që mësohet se aktualisht polici, i paidentifikuar është pezulluar menjëherë nga puna me urdhër të drejtorit Rrumbullaku.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/10/6352d5425e4a8.mp4

Sipas burimeve të deritanishme, raporotohet se shoferi ka qenë pa rrip sigurimi dhe nuk jepte dokumentet për verifikim. E pikërisht në këto momente ka pasur një debat që ka përfunduar në dhunimin e qytetarit. Dosja dhe pamjet filmike janë dërguar në Prokurorinë dhe AMP po ashtu po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version