Kjo video është xhiruar dhe publikuar në rrjetet sociale nga Orest Sota pak ditë para se të arrestohej nga policia në Elbasan. Ndonse pa patentë, kjo se ka penguar djalin e pasur të lëvizë me një “ Lamborgini ” në mes të Tiranës me shpejtësi mbi 100 km\orë.
Orest Sota që u kap me mbi 800 mijë euro në makinë , rezulton një apasionues i garave me shpejtësi.
Por mesa duket ky hobi i ka kushtuar shumë 25 vjeçarit.
Sosnews mëson se Sota në momentin e ndalimit ka qenë pa patentë për shkak se para disa kohësh atij i është pezulluar leja e drejtimit.
Në rrjetet sociale Sota ka publikuar edhe automjetin “ Range Rover ” me të cilin u ndalua në Elbasan.
Automjeti është i vitit 2016 dhe vlera e tij është rreth 100 mijë euro.
Akuzat e “kundërshtimit të punonjësit të policisë ” dhe “ fshehjes së të ardhurave” , janë kundravajtje penale dhe Sota mund të dilte me një masë më të lehtë sigurie por drejtimi i automjetit pa patentë ka detyruar gjykatën ta lërë atë në qeli.
copyright sosnews.al
