Kjo video është xhiruar dhe publikuar në rrjetet sociale nga Orest Sota pak ditë para se të arrestohej nga policia në Elbasan. Ndonse pa patentë, kjo se ka penguar djalin e pasur të lëvizë me një “ Lamborgini ” në mes të Tiranës me shpejtësi mbi 100 km\orë.

Orest Sota që u kap me mbi 800 mijë euro në makinë , rezulton një apasionues i garave me shpejtësi.

Por mesa duket ky hobi i ka kushtuar shumë 25 vjeçarit.

Sosnews mëson se Sota në momentin e ndalimit ka qenë pa patentë për shkak se para disa kohësh atij i është pezulluar leja e drejtimit.

Në rrjetet sociale Sota ka publikuar edhe automjetin “ Range Rover ” me të cilin u ndalua në Elbasan.

Automjeti është i vitit 2016 dhe vlera e tij është rreth 100 mijë euro.

Akuzat e “kundërshtimit të punonjësit të policisë ” dhe  “ fshehjes së të ardhurave” , janë kundravajtje penale dhe Sota mund të dilte me një masë më të lehtë sigurie por  drejtimi i automjetit pa patentë ka detyruar gjykatën ta lërë atë në qeli.

copyright sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version