Një biznes në Elbasan është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha, ndërkohë që shkaku i rënies së zjarrit dyshohet se është një defekt në sistemin elektrik të objektit. Zjarri ka rënë në një fabrikë sfungjerësh në lagjen Katundi i Ri.

Të gjithë punonjësit e fabrikës janë evakuuar dhe nuk raportohet për dëme njerëzore. Por nga ana tjetër dëmet materiale janë të shumta. Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. 

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/01/zjarr_elbasan.mp4

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version