Një zjarr përfshiu para pak momentesh një restorant në zonën e njohur si Piaza në Tiranë.
Flakët dogjën një pjesë të konsiderueshme të restorantit ndërsa një punonjëse u asfiksua.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrfikses policia dhe ambulanca. Fatmirësisht punonjësja sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas shuarjes së flakëve policia nisi hetimet për shkaqet e zjarrit ndërsa paraprakisht dyshohet një shkêndijë në kuzhinën e restorantit. Sosnews.al
