Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë – Thumanë.

Përplasja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës pranë fshatit Derven ku makina me të cilën udhëtonin viktimat u përplas me trafikndarësen.
Drejtuesi i mjetit Roland Kaçani 28 vjeç dhe Altin Prendushi 25 nga Lezha humbën jetën ndërsa dy pasagjerët që udhëtonin me to u plagosën rëndë.Sipas policisë të plagosurit po marrin mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë