Një prej personave të dyshuar për trafikun ndërkombëtar të kallshnikovëvve nga Shqipëria në drejtim të Anglisë është arrestuar nga policia.
Saimir Çullhaj 32 vjeç është arrestuar në orët e para të datës 26 Gusht në Shijak si një prej personave që ka paketuar dhe postuar armët me qëllim trafikimin e paligjshëm drejt Londrës.
Policia bëri me dije zyrtarisht se në kuadër të operacionit të koduar “DELIVERY” është bërë e mundur shpallja në kërkim të autorit kryesor Neritan Faria 47 vjeç, banues në Durrës.
Saimir Çullhajt gjatë arrestimit ju gjet dhe një sasi hashashi në trup si dhe gjatë kontrollit në banesë.
Hetimet të cilat drejtohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda brenda pak ditësh do zbardhin detaje të tjera të trafikimit nisur nga bashkëpunimi me autoritet e “Scotland Yard” në Britani.

/sosnews