Një plagosje ndodhi pak më parë në zonën e Don Boskos. Mësohet se disa të rinj u konfliktuan mes tyre ndërsa sherri përfundoi me perdorimin e thikave.
Nga konflikti mbeti i plagosur Spartak Mançe 34-vjeç, i cili ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës nën përkujdesje mjekësore.
Policia bëri me dije se autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë tashmë i arrestuar.
Shkak për konfliktin është bërë gërvishtja e një makine. fillimisht janë knfliktuar fizikisht dhe më pas 29 vjeçari Kolndreu ka marrë thikën dhe e ka qëlluar.
Policia-Informacioni paraprak:
Plagoset me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë autori
Më datë 20.08.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me mjet prerëse shtetasin, S. M., 34 vjeç, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta
Grupi herimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

