ka siguruar videon e momentit të aksidentit tragjik që ndodhi dje në Tiranë, e që u mori jetën 3 të rinjëve. Siç duket edhe nga momentet e kapura nga kamerat e rrugës, “Audi 8” vjen me shpejtësi të lartë, që mendohet se mund të ketë qenë mbi 200 km/h, e për pak sa nuk merr para dhe një mjet tip “Mercedez Benz”.
Duke mos pasur mundësi për të frenuar ka “fluturuar” nga bordura e rrugës dhe ka përfunduar më poshtë, duke goditur një mjet tjetër që po kalonte rrugën. Nga përplasja humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Të plagosur kanë mbetur 3 persona të tjerë, anëtarë të familjes Kurti (nëna, babai dhe djali). Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

