Makina e Presidentit të Klubit të Kamzës Naim Qarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pas një sasie eksplozivi të vendosur në pjesën e poshtme të makinës me targa AA 434 MD.
Zyrtarisht policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në zonën e Bathores.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
I pyetur në polici pronari i mjetit Naim Qarri ka deklaruar se nuk ka dyshime se nga kush mund ti jetë vendosur eksplozivi.
Ai ka shtuar se ka qenë duke qëndruar në një lokal aty pranë në momentin kur ka degjuar një zhurmë të fortë që vinte në drejtim të makinës së tij tip “hummer”.
Hetimet janë përqendruar në detyrën e tij si president i klubit të futbollit Kamza si dhe në konflikte për shkak të bizneseve që drejton./ sosnews

