Blutë e komisiariatit nr 1 në Tiranë kanë arrestuar 4 adoleshentë të cilët vidhnin celularë tek kodrat e Liqenit Artificial.

Në përfundim të operacionit “Mesnata”,janë arrestuar E. Gj., 15 vjeç, K. H., 17 vjeç, E.M., 16 vjeç,si dhe A. Gj., 18 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Ata akuzohen se gjatë muajve qershor-tetor 2017 u kanë “vjedhur me dhunë” celularë të markave “IPhone 7”, “Samsung S5”, “Samsung S7 EG” dhe  “IPhone 5S”, “Samsung Galaxy S6” personave të ndryshëm.

Të rinjve iu sekuestruan celulare te markave “IPhone 7”, një “Samsung S 5”, një “Samsung S 7 EG”, 15 gramë kanabis, një krehër pistolete pa fishekë dhe një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.sosnes.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version