Policia Italiane e Monzas, nën koordinimin e prokurorit publik Monza,ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Tarocco”,ku u shkatërrua banda që vidhte makina luksoze dhe që drejtohej nga dy shqiptarë.
Nën hetim janë 17 anëtarë të bandës. Këta janë shtatë shqiptarë, gjashtë italianë, një shtetas maroken, një egjiptian dhe dy gra: një rumune dhe një bullgare. Shtatë u arrestuan ndërsa nëntë të dyshuar po ndiqen në një gjendje lirië.
Hetimet ndaj këtij grupi kriminal kanë filluar që në mars të 2017 pasi gjatë një kontrolli në një kamion që transportonte automjete policia e Monzas gjetën dy makina të vjedhura që po transportoheshin në Maltë. Pas kontrollit të bisedave telefonike të kamionistit investiguesit italianë kanë mundur të identifikojnë anëtarët e bandës me bazë në qytezën e Monzas dhe e drejtuar nga dy shtetas shqiptarë
Vjedhja e ketyre makinave behej kryesisht në parkingje, disa prej të cilave ndodheshin në aeroportin e Malpensas. Hajdutët përdornin sistemin “jammer”, aparate që çaktivizojnë mekanizmat e hapjes dhe të antivjedhjes në makina, ku neutralizojnë dhe sistemin GPS,duke realizuar vjedhjen brenda pak minutash.
Vjedhjet ishin aq profesionale dhe të matura saqë në një rast banda arriti të merrte një makinë luksoze nga një parking në Grand Hotel një nga hotelet më luksoze në Milano.
Makinat e vjedhura çoheshin në disa garazhde të marë me qera nga anëtarët e bandës me emra të rremë.
Shumë prej garazhdeve ishin në Monza por kishte dhe garazhde ku organizata rikuperonte,ndryshonte njësitë e kontrollit dhe shasitë janë gjetur edhe në Albino, në provincën e Bergamos dhe Milano. Madje organizata kishte arritur të kthente një makinë krejtësisht të shkatërruar Range Rover pas një aksidenti në një makinë të re, duke zëvendësuar tërë trupin e makinës me pjesë makinave origjinale që ende kishin numrin e shasisë origjinale duke i bërë gati për shitje.
Bandës i janë sekuestruar 23 makina lluksoze të grabitura e të shitura në Shqipëri, Gjermani, Mal i Zi e Itali në vlerë përfitimi prej 1 milion e 750 mijë euro.
Banda grabiste në territorin italian makina lluksoze të tipit Jaguar, BMW, Audi, Range Rover etj, dhe i transofrmonte për t’i shituar më pas jashtë kufirit italian.sosnews.al
