Në kuadër të Planit të Masave “VJESHTË 2017”,për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Kurbint,  sekuestruan vila, njësi tregtare dhe automjete.

Për pasuritë që i përkasin Vilson Haxhiu dhe familjarëve të tij,prokuroria ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:

– 2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)

– 2 godina banimi  ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80m2)

– 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2

– 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )

Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.

Sipas policisë mendohet se Haxhiu është i  përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version