Dy persona janë proceduar në Vlorë pasi janë kapur duke vënë baste online. Këta persona kishin organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve në lagjen “Osman Haxhiu”, në një lokal në përdorim nga A. Z., nga shërbimet e Policisë u kap duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular O. Z.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi O. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe shtetasi A. Z., 32 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet nga Komisariati i Policisë Vlorë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve në lagjen “Osman Haxhiu”, në një lokal në përdorim nga shtetasi A. Z., nga shërbimet e Policisë u kap duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular shtetasi O. Z.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi O. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe shtetasi A. Z., 32 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version