Rreth 500 efektivë të policisë do të angazhohen në Tiranë për mbarëvajtjen e sezonit të ri shkollor i cili sapo nisi. Drejtori i Policisë së Shtetit miratoi një plan të detajuar për të gjithë shkollat në vend ku përparësi do ti jepet sigurisë së nxënësve dhe rendit publik.
Në terren do të angazhohen që nga Policia Rrugore e deri te ajo Kriminale kryesisht për parandalimin e futjes së drogave në shkolla një problem i hershëm në vendin tonë. Gjithashtu policia ka krijuar një databazë të dhënash ku ka identifikuar të gjithë elementët kriminalë dhe me precedentë në zonat pranë institucioneve arsimore.
Për sa i përket Policisë Rrugore nuk do të lejojë asnjë mjet që parkohet pranë shkollave ndëra kontakt i vazhdueshëm mbahet dhe me drejtorët e këtyre institucioneve.sosnews.al

