Në Shqipëri jemi mësuar të dëgjojmë vjedhje nga më të ndryshmet që nga ato klasiket si çantat, varëset, celularët  e deri te ato më të sofistikuarat si bankat, biznese të ndryshme por dhe automjetet e shoqërive private të sigurisë nga profesionistë.

Por në vendin tonë ka dhe raste vjedhjesh nga ato që vetëm shqiptarët dijnë ti bëjnë. I tillë ishte rasti në fshatin “Mullet” ku Fatos Hasa 27 vjeç nga Thumana e Krujës kishte arritur të modifikonte një gjenerator për të vjedhur naftën e makinave.

Sëbashku me të në pranga ranë dhe dy persona të tjerë ndërsa atyre iu gjetën 120 litra naftë të vjedhur.

Por veç kësaj një tjetër vjedhje tipike e vendit tonë është dhe ajo e një dite më parë në fshatin “Shëngjin i Vogël” në Tiranë. Policia arriti të arrestojë një 58 vjeçar pasi në shtëpinë e një gruaje tentoi të vjedhë një dele. Në mjaft raste ka pasur denoncime për vjedhje bagëtish ku çmimi i një lope ka arritur deri në 2 mijë euro.

Në Shkodër në lagjen Skënderbeg një hajdut arriti të merrte një televizor plazma si dhe dy biçikleta. Sikur mos të mjaftonte kjo policia tha se në shtëpinë e 54 vjeçarit e cila u bë pre e vjedhjes, hajduti mori dhe veglat e punës !

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version