Policia e Vlorës në vijim të zbatim të planit operacional “Vjeshtë 2017” ka bërë të mundur sekuestrimin e një gomone me vlerë 150.000 Euro.
Mjeti lundrues(gomone) i përket A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan,i cili dyshohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme.sosnews.al
