Policia e Vlorës arrestoi një roje në pikëgrumbullimin e gomoneve në Vlorë,pasi nuk kallëzoi vjedhjen e një mjeti lundrues.
Ai është 57-vjeçari Skënder Kongjoni, dyshohet se ka parë hajdutët e vjedhjes së gomones të pronarit me iniciale A.K dhe nuk ka njoftuar policinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën ku mblidhen gomonet , pranë lokal “Orikut” në Orikum.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe indentifikimin e kapjen e autorëve.sosnews.al