Policia ka arritur të kap një tjetër sasi të madhe të drogës në Vlorë. Kësaj herë vetëm 30 metra larg portit është arritur të kapet 1030 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në zonën e Plazhit të vjetër.

Në një shtëpi private të pabanuar , u gjëtn 49 pako të mëdha të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 1030 kilogramë .

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri , nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak.

Në afërsi të banesës në det , ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.

Në momentin që ka ndërhyrë Policia të tre personat G.S., A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi të madhe me gomone në hapësirën detare.

Policia bën me dije se shtetasit G.S., A.I., J.S janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Por nga ana tjetër ka nisur një hetim për dekonspirim të operacionit ku u angazhuan mbi 50 efektivë policie.

/sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version