Bledar Shela, 39 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlorë mori 100 euro rryshfet për të lejuar një qytetar që të vijonte udhëtimin e tij drej italisë.
Polici i kishte bërë “ presion ” qytetarit se në rast se nuk i jepte paratë ai nuk do ta lejonte të kalonte me arsyetimin se nuk permbushte teresisht kushtet e kalimit të lirë ne zonen Shengen.
Gjatë arrestimit shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave i gjeti policit një xhep një kartmonedhe 100 euroshe ndërkohë që tashmë ai akuzohet për korrupsion.
