Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e së shtunës në lagjen 28 Nëntori në Vlorë.

Lënda eksplozive ishte vënë në hyrjen e një mobilerie dhe për fat të mirë nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

E gjithë pjesa e hyrjes së biznesit u shkatërrua ndërsa dëme u shkaktuan dhe në një automjet të parkuar aty pranë.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje  nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave por sipas hetuesve identifikimi I autorëve është I vështirë për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë.

Ndonëse u ngritën pika të shumta postoblloqesh policia ende nuk ka arritur të bierë në gjurmët e autorëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version