Makina e një efektivi policie nga Vlora është djegur mëngjesin e sotëm në lagjen Pavarsia pranë palestrës se Mundjes të qytetit bregdetar.
Mjeti i djegur tip ”Benz” është në pronësi të Zini Zenelaj (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës).
Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.
Policia dhe zjarrëfikset kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.//sosnews.al
