Një tjetër rast për trafikimin e lëndëve narkotike  është goditur nga policia në Portin e Vlorës.

Gjatë kontrolleve në vijën e dytë të Pikës së kalimit kufitar policia arriti të gjente e të konfiskonte 79 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa,të fshehur në brendësi të kanateve të 9 dritareve duralumini brenda një kamioni “Mercedes Benz” me targa AA393LK.

Policia e Vlorës arrestoi :

-Arben Kamberaj,49 vjeç,banues në Vlorë,

-Irakli Myrto,48 vjeç.banues në Vlorë.

I përfshirë në këtë veprimtari dyshohet të jetë dhe R.B., i cili është shpallur në kërkim por për arsye hetimi policia nuk jep të dhëna.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version