Një 23 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen ”4 Heronjtë” të Vlorës.
Trupi i pajetë i të riut me inicialet E.D. u gjend në një banesë të braktisur.
Sipas policisë dyshohet se shkak të jetë mbidoza pasi gjatë verifikimeve të para në trupin e viktimës,në pjesën e barkut është gjetur një shiringë.
Gjatë ditës së sotme, familjarët kishin njoftuar policinë, pasi 23-vjeçari ishte larguar nga banesa.
Trupi i 23-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës dhe pritet që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.//sosnews.al
