Një makinë është djegur gjatë natës në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo” të qytetit të Vlorës.
Mësohet se makina tip ”Daimler Chrysler” ishte në pronësi të 25-vjeçarit M.D.
Policia ka shkuar ne vendngjarje ku së bashku me shërbimin zjarrëfikës kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Mendohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht por policia po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.sosnews.al

